Të shtunën e kaluar pas vetëvrasjes së efektives së policisë Aldorjana Loshi u arrestua i dashuri i saj, 28-vjeçari Endri Nika.
Ditën e ngjarjes 28-vjeçari ka shkuar në banesën e efektives dhe pasi ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur ka fshirë mesazhet në telefonin e saj.
Avokati i Endri Nikës kërkoi në seancë lirimin e tij nga qelia dhe masën “detyrim paraqitje” por gjykata vendosi që ta lërë në arrest shtëpie. Ndaj 28-vjeçarit u ngrit akuza nga polici për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.