Forcat Shqiponja dhe ato Operacionale në Drejtorin e Policisë së Vlorës kanë zhvilluar mbrëmjen e së hënës një aksion në qytet me qëllim ndalimin e personave me rrezikshmëri të lartë.
Mësohet se aksioni është zhvilluar në disa pika të qytetit ku policia ka pasur informacion për vendndodhjen e personave në kërkim.
Në pranga ka rënë 35 vjeçari Maringlen Hamzo të cilit i është gjetur armë pa leje në makinë.