Në komisionin parlamentar për TIMS në datën 4 qershor do të japë dëshmi ministri i Brendshëm, Taulant Balla si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Ervin Muça, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, i cili ndodhet në arrest shtëpie, pas hetimeve të Prokurorisë lidhur me ndërhyrjet në këtë sistem.
Ky komision drejtohet nga deputeti i opozitës Ervin Salianji i cili vendosi që të thërrasë 3 dëshmitarët në 4 qershor duke i dhënë kohë ligjvënësve, anëtarë të Komisionit hetimor, të pajisen me çertefikata sigurie.
Kjo mbledhje vjen pas disa tensionesh mes deputetëve socialistë dhe kryetarit Salianji që shkoi deri në bojkotin e komisionit nga përfaqësuesit e PS.