-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lushnjë/ Plagosi me thikë djalin, i vihen prangat babait

Kryesoret

Një 43-vjeçar është plagosur me thikë ditën e djeshme në Lushnje nga babai i tij. Shërbimet e Komisariatit të Lushnjes bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit B.P., 69 vjeç.

Djali i tij 43-vjeçar N.P., vijon të jetë në spital, ku po mjekohet për plagët e marra jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë) me të cilën 69-vjeçari plagosi të birin.

‘Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për plagosjen me mjet prerës (thikë), të shtetasit N. P., 43 vjeç, nga babai i tij, shtetasi B. P., informojmë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 69 vjeç. Shtetasi N. P. vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mjeti prerës (thikë) i dyshuar i përdorur për plagosjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.’ , thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit