-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konjufca: Janë zvogëluar gjasat për zgjedhje të parakohshme

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se java e parë e qershorit është afati i fundit për zgjedhje të parakohshme në Kosovë, por ka shtuar se janë zvogëluar shanset.

Vullneti ka qenë qysh para disa muajsh edhe mazhoranca gjithmonë e ka shpjeguar gatishmërinë dhe e ka shprehur që kjo të ndodhë dhe pikërisht për këtë arsye edhe subjekti më i madh opozitarë PDK-ja me numrin më të madh në opozitë është pajtuar.

Të gjithë në të njëjtën kohë e kemi kuptuar se kjo nuk duhet të jetë marrëveshje mes dy partive politike, por duhet të jetë një përfshirje më e gjerë dhe oferta iu është bërë të gjitha subjekteve opozitare, dy prej tyre nuk janë pajtuar që të shkohet në zgjedhje në këtë mënyrë.

Ato kanë propozuar një mënyrë tjetër, unë si e kam lexuar, është se atyre ju duhet më shumë kohë dhe mendoj se nuk duhet paragjykuar ato subjekte që kërkojmë më shumë kohë për zgjedhje, sepse kjo është një e drejtë elementare njerëzore dhe koha është në dispozicion.

Por nëse nuk arrihet konsensus që të jemi të sigurt që kemi dukshëm mbi numrin 80 dhe jo që të jemi në kufi, sepse mund edhe të mos bëhet shpërndarja e Kuvendit. Vetëm mazhoranca me PDK do të ishin në kufi të këtyre numrave në kampin opozitarë dhe nuk ka pasur pajtueshmëri dhe mendoj që goxha shumë këto ditët e fundit janë zvogëluar shanset që Kuvendi të shpërndahet”, ka thënë Konjufca.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit