-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Degradon sherri në familje, 20-vjeçari dajak xhaxhait

Kryesoret

Një 20-vjeçar është vënë në prangat e uniformave blu, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drita, Mat, ku siç bëhet me dije një konflikt për motive të dobëta ka kaluar në dhunë fizike të 20-vjeçarit ndaj xhaxhait të tij 58-vjeç.

Policia bën me dije se i riu është vënë në pranga ndërsa në shtëpinë e tij janë gjetur dhe municione ushtarake.

“Në banesën e 20-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.

Menjëherë pas njoftimit se rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Drita, për motive të dobëta, një 20-vjeçar po dhunonte xhaxhain e tij shtetasin P.K., 58 vjeç, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, shkuan menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u bë e mundur përshkallëzimi i mëtejshëm i këtij konflikti, si dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit K.K., 20 vjeç, banues në fshatin Drita, Mat.

Gjatë kontrollit të banesës së 20-vjeçarit, iu gjetën të fshehura dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 34 copë fishek, 2 granata, 8 ndezëse granatash, 1 qytë dhe 1 krëhër arme.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme” thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit