Mbrëmjen e djeshme opinionisti i Big Brother Vip 3 Arbër Hajdari ka folur rreth lojës dhe dinamikave të konkurrenteve brenda shtëpisë.
Sipas tij ish-konkurrentët që kanë pasur një strategji më të mirë në lojë janë Ilir Shaqiri, Donald Veshaj dhe Luiz Ejlli.
“Për mua ka qenë Iliri, Donaldi dhe Luiz Ejlli pa dyshim. Këta të tre sepse në “Big 1”, Iliri që në nisje të programit filloi të krijonte një ekip, dhe Donaldi që duhej të luftonte të gjitha këto aleanca që Iliri kishte bërë”, u shpreh opinionisti.
Më tej ai shtoi se i vetmi që ndryshoi rregullat në lojën e tij ishte Luizi, ku sipas tij ai dinte ku ishte debati, bënte balanca dhe është e vështirë që pas tij të dalë një lojtar tjetër që ta konkurrojë me lojën e tij.