-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Digjen dy makina me targa serbe në Mitrovicë

Kryesoret

Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ditën e sotme ka konfirmuar se në Mitrovicë të Veriut janë gjetur të djegura dy makina me targa serbe. Mësohet se njëra makinë ishte e tipit “Skoda Octavia” dhe tjetra një “Mercedes C Clas”.

Në vendin e ngjarjes kanë shkruar zjarrfikësit dhe hetuesit të cilët kanjë njoftuar Prokurorin për të iniciuar rastin “zjarrëvënie”. Elshani ka thënë se aktualisht s’ka të dyshuar.

“Sot me date 01.06.2024 rreth orës 02:25 në rrugën Kral Petri – Veri Mitrovice veturën e tipit Skoda Octavia ngjyre e kuqe me targa Serbe ishte përfshirë komplet nga zjarri dhe ky zjarr e ka kapluar edhe veturën e tipit Mercedes C clas ngjyre e zeze me targa Serbe.

Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikëset që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar Prokurorin Kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti te iniciohet “zjarrëvënie”. Të dyshuar për momentin nuk ka”, ka thënë Elshani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit