Reali i Madridit fiton për herë të 15-të Champions League. Mbretërit e Europës mposhtën Borusian e Dortmundit me rezultatin e pastër 2-0. Dy golat u shënuan në pjesën e dytë me Carvajal dhe Vinicius.
Dortmundi thuajse dominoi pjesën e parë me disa raste të pastra për shënim por nuk e gjeti rrugën e rrjetës. Në një rast e ndali shtylla. Fati nuk ishte me verdhezinjtë. Edhe në të dytën tentoi deri në fund.
Në fund madrilenët ngrenë për herë të 15-të trofeun më të rëndësishëm në Europë. Sonte ishte një nat me lot pasi Toni Kros dhe Marco Reus i dhanë lamtumirën futbollit.