Dy vëllezër kanë kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tyre pas një konflikti të mëparshme që kishin pasur me njëri-tjetrin.
Sherri mes tyre kishte ndodhur pas një përplasje automjetesh. Dy vëllezërit, 32-vjeçari me iniciale A. G., dhe 25 vjeçari me iniciale Gj. G., banues në Durrës, sapo kanë marrë vesh se fqinji i tyre ishte kthyer nga emigrimi e kanë gjetur në një servis.
Një nga vëllezërit iu është afruar 20 vjeçarit me iniciale K. P., duke e goditur me grusht. Më pas 25-vjeçari e ka kërcënuar me armë dhe ka qëlluar një herë me pistoletë.
Por uniformat blu, sapo kanë marrë njoftimin për konfliktin që po ndodhte në lagjen nr. 17/1, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Uniformat blu arrestuan në flagrancë 32-vjeçarin, ndërsa u shpall në kërkim i vëllai që posedonte edhe pistoletën, i cili sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi.