-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia arreston shqiptarin nga Kosova në Merdarë, Prishtina: Veprim arbitrar

Kryesoret

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës ka njoftuar shtetet e QUINT-it për arrestimin e shqiptarit nga Kosova Tefik Mustafa nga autoritetet e Serbisë të shtunën, e 1 qershorit në Merdarë

Në një komunikatë për media, Ministria informon se Zyra Ndërlidhëse e Kosovë në Serbi e ka njoftuar të shtunën për arrestimin Tefik Mustafës nga autoritetet e Serbisë në pikëkalimin kufitar Merdarë, për krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Duke kërkuar lirimin e menjëhershëm ministria e Jashtme e Kosovës e quan vendim arbitrar dhe destruktiv dhe se menjëherë janë njoftuar misionet diplomatike të SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd. Gjithashtu ka dërguar kërkesë zyrtare te Zyra Ndërlidhëse e Serbisë në Kosovë për të marrë konfirmimin lidhur me arrestimin dhe po ashtu detaje për këtë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dënon ashpër ndalimin, arrestimin dhe keqtrajtimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që të ndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit z. Tefik Mustafa dhe njëkohësisht të kërkojë përgjegjësi nga shteti serb për këto veprime arbitrare dhe destruktive dhe që bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

MPJD për këtë arrestim ka njoftuar dhe shtetet e Kuint-it në Kosovë dhe do t’iu mbajë të informuar rreth këtij rasti dhe për çdo informatë të re do t’ju njoftojmë me kohë. Njëkohësisht ftojmë të gjithë qytetarët që mund të ballafaqohen me vështirësi të natyrave të ndryshme gjatë udhëtimit të tyre nëpër Serbi, që të na kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 46 51 00 51”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit