Një fëmijë shqiptar 7-vjeç u mbyt tragjikisht në Greqi ditën e djeshme. Nëna e fëmijës ka dëshmuar para policisë se fëmija i kishte kërkuar të shkonte të notonte tek plazhi që ndodhej dhjetëra metra larg shtëpisë, por ajo nuk e lejoi.
Ai doli fshehurazi nga shtëpia, ndërkohë që e ëma po kujdesej për fëmijën e vogël që kishte lindur disa muaj më parë. 7-vjeçari shkoi në plazh duke notuar me një shok, por për shkak të detit të trazuar humbi jetën, me dallgë të forta.
I shokuar për ngjarjen është edhe mësuesi i tij, i cili nuk mund ta besojë se nxënësi nuk do të jetë në shkollë të hënën. “Ai ishte një fëmijë i përsosur”. Pas ngjarjes nëna e fëmijës u arrestua, por me vendim të gjykatës ajo u la e lirë.