-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Të enjten protestë, qeveri teknike!

Kryesoret

Opozita e drejtuar nga Sali Berisha do të protestojë ditën e enjte përpara Parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës pas dokumentarit të “RAI3” dhe dëshmisë së Arben Ahmetajt që implikonte kryeministrin për lidhje me bosë të krimit. Sali Berisha tha sot se kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.

Arben Ahmetaj është dëshmitar okular, është njeriu që i ka parë në zyrë Pëllumb Gjokën, Troplinët, Avdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, Bajrat për vjedhjen e votës, duke marrë urdhra kundër opozitës. Është Arben Ahmetaj që ka parë Ramën duke miratuar planet e resorteve të tyre. Ne kemi denoncuar dyshimin e “Ismailit” avionin taksi të Ramës për transportin e ngarkesave të mëdha të narko-eurove dhe kokainës. Pra jemi sikur e shihni në një narko-shtet, që me tentakulat e tij ka zhdukur ka zhdukur votën e lirë. Po dëbon shqiptarët jashtë vendit.

Kjo ishte një kapitull dhe vetëm maja e ajsbergut të narko-shtetit shqiptar. Në rast se do të njiheshit me dosjet e Metamorfozës, 7 familjeve mafioze që u larguan pa u hyrë ferra në këmbë nga Shqipëria. Në rast se do të njiheshit me përmasat e dosjes McGonigal, që me Ramën në aleancë vepron kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre do të kuptonit se ajo që keni dëgjuar është vetëm maja e ajsbergut që juve, ju kërcënon jetën tuaj. Ndaj edhe qytetarë ju bëj thirrje ditën e enjte, në orën 11:00 të grumbullohemi përpara parlamentit të krimit për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narko-shtetit shqiptar Edi Rama, kalimin në qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha ai.

Grupi i Berishës protestë brenda dhe jashtë parlamentit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit