Ditën e sotme u arrestua 51-vjeçari me iniciale L.B., banues në fshatin Drenovicë, Dimal për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe sasi municioni ushtarak.
Të gjitha këto u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.