-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ferdinand Dervishi: MAFIA, apo “MAFIA state”?

Kryesoret

Studimit, listimit dhe përdorimit të grupeve kriminale për të fituar pushtetin politik sipas bindjes “aleancë edhe me djallin për të mundur Berishën” shqiptarët po ja shohin hajrin.

Rezultati i parë do të ishte ndarja e dukshme e pushtetit me krimin. I dyti do të ishte rreshtimi konstant i vendit tonë si një nga vendet më të korruptuara të Botës.

Aktualisht njerëzit në majë të pushtetit politik, oligarkët e përbashkuar në fitime si dhe krimi, komandojnë dhe kontrollojnë të gjitha paratë e buxhetit të destinuara për shërbime publike, të njëjtët kanë zhytur duart në pronat e shtetit shqiptar dhe të shqiptarëve etj.

Duke parë kontrollin total të shtetit në stil mbretëror apo sulltanor, duke parë krimin e organizuar të arrijë të devijojë në Portin e Durrësit një linjë ndërkombëtare të kokainës që vjen nga Amerika Latine, duke parë zhvatjen e pamëshirshme të pronave në bregdet, duke parë kontrollin e lojërave legale e ilegale të fatit,

duke parë furinë e fenomenit mashtrues miliarda dollarësh të realizuar me “call center”, shqiptarët e pjesës gri po i mundon një pyetje: A është

themeluar dhe po funksionon një organizatë e mirëfilltë mafioze në Shqipëri, apo kemi të bëjmë me një MAFIA shtetërore ?

Me termin “MAFIA” emërtohen përgjithësisht organizatat kriminale që kanë një ngjashmëri të madhe me organizatat mafioze italiane.

Dy nga elementët themelore që dallojnë MAFIA-n nga një grup i mirëstrukturuar i krimit të organizuar, janë lidhja me krimin ndërkombëtar dhe tejkalimi i bashkëpunimit e kontrollit nga politika, duke sfiduar shtetin.

Në terrenin shqiptar është e provuar se grupet e krimit të organizuar kanë lidhje ose janë pjesë e krimit të organizuar ndërkombëtar. Ajo që mbetej me pikëpyetje ishte nëse e tejkalojnë, apo jo, kontrollin nga politika?

Kohët e fundit, personazhe të ndryshëm të agjencive partnere të sigurisë dhe shërbimeve sekrete, nisën t’u pëshpërinin në vesh, capak shqiptarëve, të cilëve u besonin, rrezikshmërinë e fuqizimit e ngritjes, në rangun e një organizate të mirëfilltë mafioze, të një grupi shqiptar të krimit të organizuar.

Sikur të kishte një lidhje kohore jo rastësore, shqetësimi u duk se fillimisht u reflektua në një shkrim (16 prill 2024) të INA MEDIA – rrjetit investigativ që mbështetet nga Ambasada Amerikane.

Aty shkruhej për lidhjet me mafian italiane SACRA CORONA UNITA, të Artur Shehut, dikur të njohur si trafikant klandestinësh, aty ai aludohej si një lojtar kryesor në procesin e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Vlorës.

Pastaj mbërriti (21 prill 2024) investigimi i RAI-3, që habitshëm kishte sërish në qendër Artur Shehun, lidhjet e tij të dyshimta me Gjeneralin Fabrizio Lisi, të Guardia Di Finanza dhe, si të bëhej një ngjashmëri me filmat me subjekt MAFIA-n, edhe lidhjet e të dyve me Ëngjëll Agaçin, Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë.

Pazëllin e plotësoi intervista e Nicola Gratteri-t, Kryeprokurorit të Napolit, që deklaroi se “Mafia shqiptare është e fortë, sepse vjen nga një shtet ku ka korrupsion të përhapur… Mafia shqiptare tashmë është strukturuar dhe ka arritur të punojë në bashkëpunim me NDRAGHETA-n. Ka disa vite që e shohim edhe në Amerikën e Jugut dhe është e aftë që, edhe në mënyrë të pavarur, të sjellë në Itali dhe në Europë tonelata kokainë”.

Pak ditë më pas, në një tjetër media italiane, sërish Nicola Gatteri, do të thellonte gjykimin duke

deklaruar se “mafia shqiptare është mafia e dytë më e fortë në Europë pas NDRAGHETA-s”.

Sikur të ecej në një linjë, më 17 maj 2024, edhe pse në shënjestër nuk kishte ndonjë vrasës apo disa të tillë, edhe pse dosja hetimore diktonte goditjen me furi më të shtuar për të tjerë personazhe dhe bazat e tyre, SPAK (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion) zgjodhi të

përqendronte sulmin ndaj bazës së Troplinëve në Durrës, justifikuar me një fletë arresti për Fatmir

Troplinin, njohur si Miri i Pojës.

“Plaçka” do të ishte tronditëse: sekuestrohen disa milionë euro cash, automjete luksoze, sende të florinjta, orë të shtrenjta dhe veçanrisht një tavolinë pokeri.

Grupi që aludohet si pjesë e trafikut ndërkombëtar të kokainës që mbërrin në Portin e Durrësit nga Amerika Latine, që është akuzuar për lidhje me majën e politikës përmes Ergys Agasit, (përfolur si drejtues politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Durrësit) konsiderohej i paprekshëm, ndërkohë që bëmat, ose nuk publikoheshin fare nga mediat, ose guxohej te raportimi i lajmit, por pa autorë, si në një rast, në dhjetor të vitit 2023.

https://www.oranews.tv/…/nvestigimi-polici-shoqeroi…

Ndërkaq, për rastet e marra në konsideratë, pyetja shtrohet: Që të kemi një organizatë mirëfilli mafioze, a e tejkalojnë këta personazhe, apo grupime kriminale, kontrollin e politikës dhe të pushtetit në Shqipëri?

Një gjykim i thjeshtë dhe i përciptë do të ishte: JO!

Nëse situatën do e pranojnë të tillë, atëherë këto grupe të krimit të organizuar ndërkombëtar, automatikisht futen nën hijen e politikës, që pozicionohet si kontrolluese.

Por, mbërritja këtu lind një pikëpyetje : Meqë krimi i organizuar mbetka nën hijen e politikës, a funksionin në Shqipëri një shtet mafioz (MAFIA state) ?

Sipas definimeve të thjeshta “MAFIA

state” quhet ai sistem ku qeveria është e lidhur me krimin e organizuar. Por si pozon një “MAFIA state”? Në këtë rast qëllimi kryesor janë fitimiet nga skemat e vjedhjes nga fondet e buxhetit të shtetit.

Që shteti mafioz të arrijë të fusë në thesin e vet fitimet të vjela nga buxheti, apo qoftë veprimtari të tjera kriminale, si për shembull fitimet nga kanabizimi i 2016, duhet të kontrollojë apo bllokojë disa sisteme, filluar me mediat, drejtësinë, policinë, shërbimet sekrete, shërbimet e huaja partnere, të korruptojë apo asgjësojë inspirues të shoqërisë civile, të shkatërrojë, korruptojë dhe neutralizojë opozitën.

Në Shqipëri kjo skemë është e

përfunduar prej kohësh. Kaq mjafton dhe tepron për të emërtuar shtetin shqiptar si shtet mafioz, edhe pse në rastin tonë kemi qenë edhe më të egër, duke krijuar lidhje të dyshimta bashkëpunimi korruptiv me ndërkombëtarët.

Por le të marrim për bazë një përkufizim më skolastik dhe më të detajuar të “MAFIA state”.

Në shumicën e studimeve serioze europiane dhe amerikane, një shtet mafioz karakterizohet nga monopoli i përhershëm i pushtetit politik të lidhur me një person, përqendrimi i pasurive në duart e një elite të privilegjuar, prania e korrupsionit sistemik.

Krahasuar me realitetin shqiptar, përputhja është totale.

Më tej, si kusht për përkufizimin e një “MAFIA state” listohet “të vepruarit brenda institucioneve formale politike me ngjashmërinë e një

organizate kriminale”.

Kjo ka lidhje me përdorimin e strukturave partiake si biznese private, si burim përfitimi dhe logjistikë vjedhjesh.

Ka lidhje me domimnimn e kreut të partisë, apo të qeverisë, në përzgjedhjen e funksionarëve, në vendosjen në poste kyçe të atyre që

japin garanci se do ti shërbejnë liderit symbyllur, të atyre që dinë të vjedhin dhe sidomos që dinë të ndajnë, në vendosjen në pozicione të rëndësishme të personave që paguajnë rryshfet ose thjesht e blejnë postin, si në rastet e disa kryebashkiakëve apo deputetëve problematikë me tëshkuar kriminale, etj.

Pra mbetemi në Shqipëri.

Kushti tjetër thotë se shtet mafioz quhet ai që ndërhyn në legjislacion, që komandon nxjerrje vendimesh të ekzekutivit me qëllim përqendrimin e fitimit, nga burimet ekonomike të

vendit, në pak duar.

Dhe sërish jemi në Shqipëri.

Më tej shkruhet se autoriteti i shtetit mafioz ushtrohet nëpërmjet një strukture të vendosur pushteti, me bindje të shpërblyer dhe mosbindje të ndëshkuar.

Jemi në Shqipëri, pasi me “bindje të shpërblyer”, dmth, me mbështetje politike deri në fund, janë rastet korruptive të ish-minitrit Ilir Beqja, ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako etj, dhe me “mosbindje të ndëshkuar” është rasti i ish-zëvëndëskryeministrit, Arben Ahmetaj.

Në fund përcaktohet se shteti mafioz përdor dhunën ose kërcënimin e dhunës për të mbajtur pushtetin.

Pra teoria konfirmohet. Shteti shqiptar i përmbush, madje i tejkalon kushtet për tu konsideruar një “MAFIA state”.

I tejkalon, pasi veç funksionimit si shtet mafioz, vepron si një organizatë mafioze ordinere.

Kjo sepse kemi një shtet që nuk mjaftohet me devijimin e zhvatjen e fondeve publike, por që përfshihet në kultivimin masiv të kanabisit, që nuk mjaftohet me pronat e Forcës Detare, por që zhvat edhe pronat e paluajtshme të qytetarëve shqiptarë në bregdet, që fut duart te trafiku i kokainës, që përlyhet me call-center-at që

mashtrojnë gjysmën e Europës, që kontrollon lojërat e fatit, që i teket dhe përlan Portin historik të Durrësit duke ja dhënë një investitori të huaj, pa i vënë kusht ndërtimin e një porti alternativ, që për përfimim politik ndërkombëtar, dhuron ishullin e vetëm, atë të Sazanit, pa asnjë fitim të reklamuar për shqiptarët etj, etj.

Madje, që të jemi në një linjë ngjashmërie me MAFIA-n italiane, në shtetin tonë mafioz kemi të alokuar edhe OMERTA-në – kodin mafioz të

heshtjes. Dhe këtu mjafton të kujtojmë kodin e respektuar të heshtjes nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe nga ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj.

Por një numër ngjarjesh të kohëve të

fundit vërtetojnë edhe një tjetër tendencë. Shteti mafioz shqiptar po ndeshet me rebelimin e grupeve të krimit të organizuar që ka mbajtur dhe mban nën sqetull. Bëhet fjalë për disa incidente me qëllim futjen dhunshëm në parcela fitimi, që “MAFIA state” ua ka shitur, apo i ka ndarë me oligarkët.

Pra pakënaqësia për ndarje parcelash fitimi ka bërë që krimi i organizuar të japë shembuj të daljes nga kontrolli.

Për rrjedhojë kohët e fundit kemi pasur edhe ndonjë plumb, apo majë thike, ndaj oligarkëve për zhvatje tenderash, ndonjë grusht turinjve apo marrje peng e kryebashkiakëve – sërish për zhvatje tenderash, dhunim të kadastrave dhe rrezikim të tyre, si në rastet e Vlorës, emërime, si me komandë, të të afërmve dhe miqve të njerëzve të krimit në poste kyçe të administratës shtetërore, etj.

Thënë ndryshe, deri dje në sqetull të

shtetit mafioz, krimi i organizuar është fuqizuar aq shumë sa ka nisur të rebelohet duke shkelur rregullat e vjetra dhe duke testuar vetëveprimin.

Ka nisur të depërtojë në struktura të ndryshme të shtetit, në Policinë e Shtetit dhe sistemin e drejtësisë, duke dubluar garancinë e premtuar nga politika me qëllim për të pasur më të garantuar mbrojtjen nga goditjet.

Pra përfundimisht mund të pranohet se në Shqipëri jo vetëm kemi një “MAFIA state” tjetet të konsoliduar, por edhe tranzitim, të paktën të një grupi të krimit të organizuar, drejt themelimit të një organizate mirëfilli mafioze, e cila sapo ka nisur të sfidojë shtetin mafioz.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit