Grupi i Sali Berishës do të zhvillojë protestë para Kuvendit ditën e enjte pas emisionit “Report” të transmetuar të dielën në Rai 3, ku televizioni italian hidhte akuza për lidhje të politikës me krimin.
Protesta të enjten do të zhvillohet brenda sallës së seancave plenare, ku deputetët do të mbajnë fjalime vetëm për investigimin e Rai 3, ndërsa qytetarët dhe zyrtarë të tjerë të Rithemelimit do të protestojnë para godinës.