-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qori: Gangsterët me të zeza rrëmbejnë dhe rrahin një qytetar nga Zvërneci

Kryesoret

Lëvizja Bashka me Arlind Qorin në krye kanë protestuar sot në hyrje të kantierit të punimeve në Zvërnec. Qori akuzoi se policia private që mbron rrethimin rrëmbyen një person. Ai ka publikuar edhe pamjet duke akuzuar policinë e shtetit se nuk vepron.  Qytetarët kanë protestuar kundër resortit luksoz në Zvërnec.

“Kjo është skandaloze, nuk ka ndodhur kurrë që gangsterët të rrëmbejnë një person dhe policia të mos bëjë asgjë. Jemi të revoltuar. Kërkojmë lirimin menjëherë. Gangsterë të veshur me të zeza, polici private kanë rrëmbyer një qytetar të Zvërnecit dhe policia nuk e vendos ujin në zjarr, po mbron gangsterët nga qytetarët” tha ai.

Protesta në Zvërnec/ Marlind Laçi nxjerr videon: Shikoni si tërhiqet zvarrë qytetari

Ndërsa banorët vendas dhe jo vetëm protestojnë kundër uzurpimit të plazhit të Pishë-Poros në Nartë për ndërtimin e një resorti të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, dokumentet e siguruara nga BIRN zbulojnë se pas projektit turistik fshihet një rrjet kompanish dhe individësh me të shkuar të dyshimtë – të përfshirë në procedime penale dhe konflikte pronësie ende të pazgjidhura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit