Një grup qytetarësh protestuan sot në hyrje të kantierit në Zvërnec duke kërkuar ndërprerjen e punimeve.
Marlind Laçi ka postuar në faqen e tij në Facebook një video të një qytetari që tërhiqet zvarrë.
Ai thotë se kjo gjë ndodhi sot në Zvërnec dhe se Shqipëria është në kolonializim e sipër.
“Nuk janë pamje nga Bregu Perëndimor i okupuar por nga kibutzi në ndërtim e sipër në Zvërnec. Shqipëria në kolonializim e sipër” shkruan Laçi.
Qori: Gangsterët me të zeza rrëmbejnë dhe rrahin një qytetar nga Zvërneci
Ndërsa banorët vendas dhe jo vetëm protestojnë kundër uzurpimit të plazhit të Pishë-Poros në Nartë për ndërtimin e një resorti të lidhur me Jared Kushner dhe Ivanka Trump, dokumentet e siguruara nga BIRN zbulojnë se pas projektit turistik fshihet një rrjet kompanish dhe individësh me të shkuar të dyshimtë – të përfshirë në procedime penale dhe konflikte pronësie ende të pazgjidhura.









