-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Policët e Rinasit krijuan skemë për kalimin e paligjshëm në BE

Kryesoret

 njoftoi të martën më 4 qershor rezultatet e një hetimi ndaj tetë punonjësve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Nënë Tereza, të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kundrejt përfitimit, kanë mundësuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, të personave të cilët e kishin të ndaluar të udhëtonin drejt atyre shteteve, pasi ishin deportuar prej andej. Tetë punonjësit e policisë kufitare të Rinasit akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “ i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryer në bashkëpunim. Po ashtu,  ka regjistruar procedim për  dhe ndaj pronarit të një agjencie udhëtimesh.

Prokuroria sqaron se kjo skemë është zbuluar pas këqyrjes së telefonave të shtetasit E.S., të ndaluar për veprën penale “prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

“Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë B.T. jep udhëzime mbi itinerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e fluturimeve tranzit drejt vendeve të BE-së. Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë INAD apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së”, thuhet në njoftim.

Sipas prokurorisë, kjo veprimtari është e mirëmenduar dhe e strukturuar, duke mundësuar kalimin drejt BE-së të personave që nuk iu lejohej dalja nga territori i Shqipërisë. Për më shumë kliko KËTU 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit