-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

​KFOR për situatën në veri: Jemi të përgatitur në rast të rritjes së tensioneve

Kryesoret

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka thënë se KFOR po vëzhgon nga afër zhvillimet sa i përket aspektit të sigurisë pas që Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ditë më parë kishte alarmuar duke thënë se Serbia ka vendosur tri brigada afër kufirit me Kosovën.

Në një intervistë me shkrim për KP, Ulutas tha se ai është në kontakte të rregullta me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsilovic, me të cilin është takuar në Beograd para disa ditësh.

“KFOR-i po vëzhgon nga afër zhvillimet, të cilat janë të rëndësishme për stabilitetin rajonal, dhe misioni ynë është i vendosur për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, dhe për t’u përshtatur me çdo zhvillim që mund të ndikojë në stabilitetin rajonal”, tha Ulutaş.
Ndërkaq, i pyetur se nëse ka rrezik të përsëritet sulmi i 24 shtatorit në Banjskë, Ulutas tha NATO ka përforcuar misionin e KFOR-it, duke vendosur rreth 1000 trupa shtesë në Kosovë

Ai tha se përforcimi është më i madhi në dekadën e fundit, tregon “gatishmërinë të përshtatemi me shpejtësi dhe në mënyrë efektive me çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe se KFOR-i ka mjetet për të vazhduar përmbushjen e mandatit të tij të OKB-së, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Ai shtoi se falë vendosjes së trupave shtesë është arritur aktiviteti i tyre në veri të Kosovës, duke trefishuar patrullimet, përfshirë edhe përgjatë vijës kufitare administrative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit