Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e djeshme në rrugën Dragash-Zhur ku humbën jetën nënë e bijë.
Siç konfirmoi Policia, në aksidentin e rëndë u përfshinë një kamion dhe një automjet i udhëtarëve, teksa sipas Policisë viktima ishin nënë e bijë.
E ndjera Valentina Krasniqi 39 vjeç dhe e bija e saj Jeta Krasniqi 2 vjeç do të varrosen sot rreth orës 17:00.
Lajmi i varrimit të tyre u shpërnda nga familja e bashkëshortit. “Ju njoftojmë se varrimi bëhet sot me datë 04.06.2024 (e martë) me namazin e ikindisë në varrezat e fshatit Buçe. Allahu i shpërbleftë me Xhenet”, thuhet në njoftimin mortor të familjes.