Pas përfundimit të edicionit të Big Brother Vip 3 konkurentët kanë vendosur të shohin të gjitha materialet ku janë cituar emrat e tyre.
Aktori Julian Deda përmes një Instastory ka paralajmëruar ish-konkurentin Jetmir Salaj se do të mbajë përgjegjësi penale për sa i përket disa deklaratave që ky i fundit ka thënë teksa ka qenë banor i shtëpisë së bashku me Dedën.
“Jetmir Salaj do mbash përgjegjësi penale për këto që ke thënë”, shkruan Deda mbi video.
Se çdo të ndodhë mes djemve mbetet për tu parë.