Policia e shtetit italian ka arrestuar një nga bosët e mafies Marcello Colafigl ose i njohur si ‘Marcellone i cili frymëzoi personazhin e ‘Bufallos’ në librin ‘Romanzo Criminale’.
Gjithashtu disa urdhër arreste janë lëshuar dhe për 22 italianë, 2 shqiptarë, një kosovar dhe maqedonas.
Siç raportojnë mediat italiane bosi i mafies ishte dënuar nga drejtësia me burgim të përjetëshëm për 4 vrasje që kishte kryer.
Ai dhe pse në arrati kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia, duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘ndrangheta-s, Camorra-s, mafies së Foggia-s dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel droge që vepronin në qytetin Turbo, Kolumbi.
Njeriu në krye të bandës shqiptare, pika e kontaktit me kartelin kolumbian, thuhet se doli vullnetar të shkonte personalisht për të negociuar me furnitorët e Amerikës së Jugut dhe nga pasazhi me përgjime dëgjohen pjesë në të cilat ai përshkruan vështirësitë që do të përballeshin për të hyrë ilegalisht