-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lidhja e Ramës me krimin”! Bardhi: Nesër debat brenda dhe protestë jashtë Parlamentit

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkon nesër në Kuvend mocion me debat për lidhjet e politikës me krimin nisur nga dokumentari i RAI3 dhe artikujve të gazetës gjermane Bild dhe jo vetëm. Paralajmëroi Lindita Nikollën që ta fusë në rend dite dhe të përcaktojë që sot minutazhin për debatin. Theksoi se jashtë parlamentit do të ketë protestë dhe ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë.

“Depozituam një kërkesë për mocion me debat. Të gjithë e mbani mend se si sot, Rama tallej me denoncimet e opozitës apo mediave ndërkombëtare për kriminelët dhe të dënuarit, e mbani mend famozin Elvis Rroshi, të Kavajës. E vërteta është që Rama kishte hapur dyert e institucioneve për persona me rekorde të rënda kriminale, ishin rreth 600 funksionarë publike në vitet 2016-23 prekeshin nga dekriminalizimi.

Mbështetja që individët me rekorde kriminale u japin partive nuk ka ardhur falas, kontrata e Ramës me krimin dikton lehtësirat për këta individë për tendera, koncesione, leje, licenca apo favorizime të ndryshme. Shembulli më domethënës është drejtuesi i një organizate kriminale. Edhe atëherë Rama bërtiste se ne gënjenim kur opozita akuzonte se Pëllumb Gjoka ishte drejtues i shtabit të PS-së në Shkodër. Doli ashtu sikur opozita deklaroi. Ky person me këto rekord, kishte arritur që të depërtonte për të përfituar me firmë të Ramës statusin e investitorit strategjik.

Krahas hetimeve të SPAK-ut dhe ditët në vijim pritet që të ketë më shumë të dhëna për lidhjen me krimin, mediat ndërkombëtare, RAI3 kanë lidhjet e Ramës me krimin. Zyrtarët që përmenden në investigime janë shtetërore, nëse për Ramën imazhi i tij i nxirë për të qenë ortak nuk i tha as opozita, as RAI3 as Bild që t’i jepte Pëllumb Gjokës statusin e investitorit strategjik për llogari, apo të caktojë një të deleguar të posaçëm për të ruajtur marrëdhëniet mes tij dhe botës së errët të krimit të organizuar. Të dhënat janë në prokurori dhe unë pres që SPAK të përmbushë misionin e vet. Ne si opozitë kemi atë që duhet të bënte cdo opozitë.

Apeloj cdo qytetar për të marrë pjesë nesër në seancën e orës 10, ne nuk pajtohemi kurrë që qeveria e një vendi anëtar të NATO-s të miratojë ligje, të japë favore, tendera, të fuqizojë grupet më të rrezikshme kriminale në vend. I bëj thirrje kryetares së Kuvendit që të respektojë Kushtetutën. Kërkesa për mocionin me debat është detyrimisht e pranueshme dhe vetmja gjë që duhet të bënte është që duhet të mblidhte sot konferencën e kryetarëve për të caktuar minutazhin.

Nëse injoron kërkesat e grupit të PD-së, e paralajmëroj se kjo do të ishte e papranueshme. Nuk mundet që për shkak të halleve që ka Rama. Nesër kjo cështje duhet të jetë në rendin e ditës. Deputeët duhet të trajtojnë situatën e rëndë dhe të bëjmë propozimet tona për të shkëputur fijet e pushtetit me krimin e organizuar” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit