-sidi education-spot_img
26 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të hënën protestë, Malltezi: Nuk ka shanse t’i digjet mandati Berishës

Kryesoret

Pas më shumë se dy orësh tensione, përplasje dhe fjalime, protesta e opozitës para parlamentit, e thirrur pas dokumentarit të RAI3, u mbyll. E radhës do të jetë ditën e hënë. Argita Malltezi, vajza e ish-kryeminisrit Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” prej 5 muajsh, ka marrë pjesë në protestën thirrur nga opozita para Parlamentit.

Argita Malltezi u shpreh se nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati i deputetit pasi të kalojnë 6 muaj pa u paraqitur në sallën e Kuvendit.

“Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës që të hiqet mandati. Kushtetuta përcakton se cilat janë rastet e heqjes së mandatit ose mbarimit të mandatit  të deputetit, kur mundon 6 muaj pa arsye dhe kur ka një vendim gjykate të formës së prerë që vendos mbi themelin e çështjes.

Kemi një vendim për moslejimin e vajtjes në Parlament kur Sali Berisha nuk është nënë akuzë dhe as në fazë gjykimi, por është thjesht në fazë hetimi. Ai nuk është lejuar që të shkojë në Parlament”, tha Argita Malltezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit