-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koçiu: Rritja e pagave nga korriku për 20 mijë mjekë dhe infermierë

Kryesoret

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të Urdhrit të Mjekut.

Koçiu tha se “nga korriku pagat e pothuajse 20 mijë mjekëve dhe infermierëve do të rriten, duke bërë një hap tjetër drejt standardeve europiane”.

Gjithashtu ajo shprehu se trupa mjekësore është gjithmonë e më profesionale dhe e përgatitur.

“Jemi të vendosur për të forcuar me tej marrëdhënien shtet-mjek-qytetar. Qeveria shqiptare dhe MSHMS mbeten të përkushtuara për adresimin e sfidave dhe krijimin e mundësive më të mira për mjekët tanë, duke siguruar që ata të kenë mbështetjen dhe kushtet e nevojshme për të zhvilluar profesionin e tyre këtu në vendin tonë”, nënvizoi Koçiu.

Më tej Koçiu shtoi se rritja e pagave për mjekët dhe infermierët synon dhe stimulon brezin e ri për zgjedhjen e këtij profesioni në arsimin e lartë të tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit