-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti Biden pritet me ceremoni shtetërore në Francë

Kryesoret

Presidenti Joe Biden ndodhet sot në Paris ku është pritur me ceremoni në një vizitë shtetërore nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Vizita filloi me një ceremoni mirëpritjeje në Harkun e Triumfit dhe një paradë ushtarake përgjatë bulevardit Champs-Elysees. Më pas, dy presidentët bënë një takim dypalësh që u pasuan nga deklarata publike.

Në mbrëmje, presidenti francez shtron një darkë shtetërore në pallatin Elysee për nder të presidentit Biden dhe bashkëshortes së tij, zonjës së parë Jill Biden.

Gjatë ceremonive në Paris dhe atyre të mëparshme në Normandi për të kremtuar Ditën e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë, dy aleatët synuan të shfaqnin partneritetin për çështjet e sigurisë globale dhe për të lënë pas tensionet në lidhje me tregtinë. VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit