-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç mbledh Kuvendin: Një komb, një kuvend – Serbia dhe Sërpska

Kryesoret

Nga lutjet për Serbinë dhe Republikën Sërpska, përmes deklaratës, te folklori.

Kështu u konceptua “Kuvendi gjithëserb” me emërtimin “Një komb, një kuvend – Serbia dhe Sërpska”.

Me idenë e vërtetimit të unitetit serb, kjo ngjarje e shpallur edhe si “festë e madhe”, mbahet të shtunën në Beograd.

Në të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i entitetit të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe zyrtarë të institucioneve më të larta të Serbisë dhe të Republikës Sërpska.

Gjithashtu, pjesëmarrje paralajmëruan edhe përfaqësues të serbëve të rajonit dhe personalitete të Kishës Ortodokse Serbe.

Në Beograd po qëndrojnë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve të Kosovës.

Kuvendi po mbahet në kohën e forcimit të retorikës së autoriteteve në pushtet për “rrezikimin e popullit serb”, për shkak të miratimit në Kombet e Bashkuara të Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, e cila u kundërshtua nga Beogradi dhe Banjalluka.

Serbia loboi kundër miratimit të rezolutës, sepse Beogradi zyrtar, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, nuk e njeh gjenocidin në Srebrenicë dhe përdor cilësimin “krim i tmerrshëm”./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit