-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia në krizë? Hysaj: Mos i zini besë

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Italisë më 15 qershor dhe më pas përballë Kroacisë më 19 qershor dhe Spanjës më 24 qershor. Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj u shpreh se së bashku me shokët e skuadrës duhet të bëjnë maksimumin për të kaluar grupin.

“Italia duket nga jashtë si një skuadër që është në vështirësi, por nuk është ashtu siç duket dhe këtë gjë e pamë edhe në Evropianin e kaluar, ku fitoi gjithçka. Nuk duhet të harrojmë se Italia ka emra të mëdhenj në Kombëtare dhe falë eksperiencës që kam në Itali ja di kualitetin.

Në 2016-ën ishim një tjetër skuadër, nuk mund t’i krahasosh. Tani është hera e dytë për mua Berishën e Abrashin dhe e dimë që mund të bëjmë më tepër se në edicionin e shkuar. Nëse humbim me Italinë është një problem. Mund të kalojmë grupin dhe duhet ta provojmë me patjetër për ta bërë diçka të tillë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit