-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama sulm Kurtit: Po e lë Kosovën pa miq për ca vota

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë. Sot mori pjesë në një aktivitet në kujtim të Ibrahim Rugovës. Në axhendë jo vetëm që nuk e ka Albin Kurtin, por nuk ngurroi ta sulmonte hapur kur i kërkoi që të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë. Më tej Rama u shpreh se Kosova me Kurtin rrezikon të mbetet pa miq nëse përdor politikën e jashtme për të marrë vota brenda vendit.

“Sot ne jemi në një proces ku thellohet gjithmonë e më shumë dhe në një formë shqetësuese qasja e politikës së jashtme si politikë e brendshme dhe shfrytëzimi i platformave të komunikimit jashtë si tribuna për të marrë vota këtu. Kjo patjetër që mund të ketë sukses elektoral, por kjo e lë Kosovën me gjithmonë e më pak besim nga ana e miqve dhe aleatëve të vet ndërkombëtarë.

Nëse Kosova do të dilte nga kjo lojë macja me miun në tryezë me Serbinë dhe me një ekip uniteti do t’i drejtohej BE-së duke i thënë “ne nuk duam të flasim më me Serbinë se s’kemi çfarë të flasim me Serbinë, ne jemi këtu për të folur me BE-në, për të përmbushur të gjitha detyrimet si Kosovë në kontekstin e standardeve ndërkombëtare dhe për t’u afruar me ju”, pastaj se çfarë bën Serbia është punë e tyre. Ky konfrontimi macja me miun në tavolinë, mbledhjet për tu mbyllur brenda me orë dhe për të dalë pas mbledhjes dhe për të thënë se sa fortë i qëndrova unë tjetrit, këto nuk çojnë asgjëkund” tha ai.

Rama kujton Ibrahim Rugovën: Nuk duhet të humbasim paqen që kemi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit