Massimo D’Alema, ish-kryeministri italian, i pranishëm në konferencën për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku u diskutua për figurën e ish-presidentit të Kosovës, u shpreh se Ibrahim Rugova ka qenë personifikim i një njeriu që kishte lidhje të forta me qytetarët e Kosovës, por edhe ndërkombëtarët. Sipas tij, në këtë të tashme të brishtë në Ballkan, liderët duhet të kenë frymën e Rugovës.
“Garancinë për të ardhmen e Kosovës, se ishte njeri i dialogut dhe bashkekzistencën kulturore dhe fetare në një tokë që ishte në vështirësi, një profet. Ka qenë e vështirë që çdo person tjetër të jetë i krahasueshëm me të, sa i përket lidhjes me popullin e Kosovës dhe me ndërkombëtarët.
Pavarësia e Kosovës do të ishte faktor stabilizues në rajon, dua të vë theksin në këtë deklaratë, për fat të keq sëmundja e ka parandaluar Rugovën në hapat kyc deri në Pavarësinë, kam një kujtesë të mirë për marrëveshjen për statutin e Kosovës, kam qenë në qeveri dhe ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme.
Më shumë se kurrë, Ballkani nevojitet ajo që duhet të quhet fryma e Rugovës, kapaciteti i liderëve që ngrihet mbi popullin e vetë pa rënë në kurthet e nacionalizmit”, tha ai.