Ditën e sotme në Pogradec një 33-vjeçar ka përfunduar në spital.
33-vjeçari me iniciale E.Gj., teksa po ndiqej nga policia ka gëlltitur një sasi të vogël lëndë narkotike kanabis.
Pasi dyshohej se posedonte lëndë narkotike policia e ka ndjekur atë por ai ka kundërshtuar urdhrin për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël kanabis.
Menjëherë 33-vjeçari është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.