-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush e rrëzoi euron?! Ndonëse ra në nivele rekord, në Shqipëri ka hyrë më pak valutë

Kryesoret

Në tremujorin e parë 2024 kursi mesatar i euros në raportet e këmbimit me lekun arriti në 103.8 lekë, niveli më i ulët historik.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një vit më parë, kur euro këmbehej mesatarisht më 115 lekë, monedha e përbashkët është nënçmuar me 9.7%.

Rënia e euros teorikisht do të thotë që në vend ka hyrë zyrtarisht më shumë valutë dhe ka dalë më pak, duke shtuar në këtë mënyrë ofertën për monedhën e përbashkët. Burimet e hyrjes së valutës më vend janë eksportet, shpenzimet e turistëve të huaj, prurjet e emigrantëve, të ardhurat nga shërbimet etj.

Ndërsa shpenzimi më i madh është për blerjen e mallrave të importit, nga të cilat po bëhemi gjithnjë e më shumë të varur, si rrjedhojë e vështirësive që po kalon prodhimi vendas.

Por, të dhënat zyrtare në tremujorin e parë të bilancit të pagesave, që mat transaksionet e hyrjes dhe daljes së valutës në vend treguan se shifrat zyrtare nuk e shpjegojnë forcimin e lekut. Deficiti i llogarisë korrente pësoi një rritje të fortë për tremujorin e parë 2024 dhe arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit. (lexo KËTU shkrimin e plotë)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit