14 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vula në dorën e Berishës, Gjekmarkaj: Kjo është një pikë kthese

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Apelit që i riktheu vulën Sali Berishës.

“Kjo është një pikë kthese, merr fund saga e diversionit dhe destrukturimit të opozitës dhe agjësimin e saj. Përshëndes gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe kthyen flamurin e PD atje ku i takonte, te demokratët, deputetët, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Ka entuziazëm dhe vetëbesim për të filluar nga nesër betejën me qeverinë, për të kthyer PD-në sa më shpejt në pushtet, ashtu siç e meritojnë demokratët. Kam dëgjuar kolegët që thonë se presim vendimet e institucioneve, pres të bashkohen me PD.

PD është shtëpia e demokratëve. Kryetari ynë është Sali Berisha. Të na bashkohen të gjithë ata që duan të luftojnë Edi Ramën, regjimin dhe narkoshtetin”, tha Gjekmarkaj. Po tani kush do të jetë kandidati për kryeministër? “Nëse demokratët do votojnë Berishën, pse jo…” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit