Në Memaliaj u arrestua 66-vjeçari me iniciale N.H.,i cili dyshohet për kultivimin e bimëve kanabis.
Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive policia i ka asgjësuar 77 bimët narkotike që ishin kultivuar në fshatin Toç.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.