Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është thirrur në SPAK për dosjen e hetimit pasuror. Gjithashtu ditën e djeshme në SPAK u thirr edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.
Në deklaratën për mediat Meta tha se po shkonte që të takonte Dum Dumanin.
Më tej ai theksoi se Dum Dumani nuk guxon që të hapë çështjen e McGonigalit pasi ai është me Edi Ramën.
“Është ai që nuk guxon të hapë çështjen e McGonigal, që është kokë e këmbë me Edi Ramën, që nuk guxon të përdorë emrin e Edi Ramës, as për çështjen e Berishës…unë po shkoj të Dum Dumani”, tha Meta.
Ndërkohë dje në SPAK ishte thirrur edhe Monika Kryemadhi e cila u pyet për gati 5 orë për dosjen e hetimit pasuror dhe lobimi në SHBA.