Një sherr i rëndë ka ndodhur në Prishtinë në rrugën “Xheladin Hana”, në Prishtinë ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i plagosuri është dërguar atje me disa plagë, që dyshohet t’i jenë shkaktuar nga goditja me thikë.
Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas informacioneve të para, i plagosuri ka qenë me shokët e tij në momentin që është sulmuar.