Dy shqiptarë janë dënuar me katër vite burgim për një seri vjedhjesh.
33-vjeçari dhe 38-vjeçari dyshohen se kanë kryer mbi 100 vjedhje por në gjykatë ata u përballën me 65 të tilla të kryera kryesisht në Limburg.
Shqiptarët janë në burg prej rreth një viti.
Ata janë shfaqur të penduar në gjykatën penale të Hasselt-it dhe u kanë kërkuan falje personave të prekur nga aktet e tyre.