Policia e Kosovës ka zhvilluar edhe bastisje në veri të vendit ku ka gjetur sërish armë.
Gjithashtu sipas mediave në Kosovë Zëvendësdrejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut Veton Elshani ka thënë se nuk mund të japë shumë detaje deri në verifikimin e tyre.
“Policia ka bërë bastisje në dy vende. Në njërin ende bastisja nuk ka përfunduar. Pas verifikimeve të nevojshme ju njoftojmë me të gjeturat”, u shpreh Elshani.
Gjithashtu ai ka thënë se ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera do të tregojë më vonë për arsye se ende nuk janë verifikuar.