-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka ‘shkel’ Italinë: Jam i bindur se mund të arrijmë në 1/8

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka besim se lojtarët e Kombëtares do të përballen si të barabartë me Italinë në ndeshjen që do të luhet mbrëmjen e së shtunës në Dortmund.

“Të sfidosh kampionët e Europës është tërheqëse dhe stimuluese, por edhe e vështirë sepse e dimë forcën e tyre. Objektivi është që të japim maksimumin për tifozët tanë që do të jenë në stadium dhe para TV.

Unë mendoj se Spalletti ka shumë futbollistë me cilësi si Barella, Frattesi, Chiesa, Scamacca e Donnarumma. Ata mund të vendosin ndeshjen në çdo moment me një rast. Uroj që kjo të jetë një ndeshje e bukur dhe emocionuese. Pa dyshim që Italia është favorite, por djemtë janë mirë dhe do të tentojmë të fitojmë, të befasojmë të kaltrit!

“Të tre skuadrat e grupit janë ndër më të mirat e Europës dhe mund të provojnë ta fitojnë kompeticionin. Nëse një ia del, nuk do të ishte surprizë. E pastaj jemi ne që do t’i sfidojmë me krenari të madhe dhe besim në aftësitë tona. Jam i bindur se mund të arrijmë në 1/8-at, e madje të shkojmë më tej” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit