-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Gjuha dhe kultura shqiptare në diasporë

Kryesoret

Interesimi për ecurinë e gjuhës dhe kulturës shqipe në diasporë bashkoi në mjediset e Universitetit të Shkodrës studiues, përfaqësues të institucioneve mësimore dhe kulturore si dhe një grup mësuesish të gjuhës shqipe që punojnë vullnetarisht në diasporë.

Drejtuesja e Qendrës së Botimeve për Diasporën, Mimoza Hysa, tha për Zërin e Amerikës se veçanërisht fëmijët shqiptarë që jetojnë në diasporë kërkojnë një vëmendje të veçantë për trashëgiminë e gjuhës dhe kulturës shqiptare, çka është edhe një sfidë mbarëkombëtare, pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve aktualisht jetojnë jashtë kufijve të sotëm shtetëror.

“Ne kemi 5 përqind të fëmijëve që mund të vazhdojnë shkollat shqipe. Pra, nga 400 mijë fëmijë të mundshëm, që janë tashmë në emigracion, janë vetëm 30 mijë që ndjekin shkollat shqipe. Pra numri është i vogël. Ka ardhur duke u rritur nga interesimi i dy shteteve, por sfida është e madhe. Nuk është vetëm e institucioneve. Është e prindërve, mësuesve, është e komunitetit shqiptar”, thotë ajo.

Qendra e Botimeve për Diasporën është ngritur 5 vite më parë dhe ajo boton dhe shpërndan tekste shkollore në gjuhën shqipe në 23 shtete të botës, sipas një programi të përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

Zonja Hysa vlerësoi tekstin e përbashkët të gjuhës dhe kulturës shqiptare, por edhe një numër tekstesh që mund të shkarkohen përmes platformave dixhitale. Tashmë, shtoi ajo, ekziston edhe një regjistër me të dhënat e shkollave dhe kurseve në gjuhën shqipe në diasporë. Për më shumë kliko KËTU

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit