-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armand Duka shfaqet 24 orë pas humbjes: Krenar për Kombëtaren, djemtë dhanë gjithçka

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme Shqipëria humbi 2-1 me Italinë në Euro 2024 në ndeshjen e parë të Grupit B.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ka reaguar 24 orë pas ndeshjes.

Duka shprehet se të gjithë duhet të jemi krenar për kombëtaren pasi duhet të jemi të lumtur që jemi pjesë e Euro 2024.

“Djemtë dhanë gjithçka në fushën e lojës, u përpoqën të reagojnë dhe besuan deri në fund. Na duhet ta rikujtojmë që kjo skuadër është ajo që na solli në Europian dhe kjo skuadër do luftojë deri në fund për çdo pikë, pavarësisht kundërshtarëve të fortë. Le të kemi besim te këta djem, t’i mbështesim dhe të besojmë tek ata deri në fund”, shkruan Duka.

Më tej ai thotë se në Dortmund përjetuam emocione të papërshkrueshme pasi stadiumet, rrugët e qytetit ishin të mbushur me shqiptarë nga e gjithë bota dhe u treguan se ishin më europian se europianët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit