Holanda ka marrë 3 pikët e para të këtij Europiani duke arritur të mposhtë Poloninë me rezultatin përfundimtar 2-1.
Holandezët e filluan keq sfidën pasi polakët arritën të shënojnë që në minutën e 16-të me Buksan.
Të besuarit e Ronald Kuman tentuan disa herë të gjejnë baraspeshën, dhe arritën ta bënin diçka të tillë me Gakpon në minutën e 29-të.
Në pjesën e dytë Polonia arriti të mbrohej mirë dhe holandezët nuk po gjenin më hapësira.
Kjo gjë vazhdoi deri në minutën e 83-të, teksa zëvendësimi i artë i Kumanit, Veghorst prek topin e parë të takimit dhe e çon në rrjetë duke shënuar edhe golin e fitores.
Holanda ndeshjen e radhës do ta zhvillojë kundër Francës me 21 qershor, ndërsa Polonia e ka me Austrinë në po atë datë.