Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në Dortmund, ku janë përfshirë shqiptarët. Një tifoz i cili ishte maskuar, tentoi të digjte flamurin serb, por përfundoi në pranga.
Ai u mundua të ndizte flamurin por nuk e lejonte era dhe pastaj shkoi drejt një lokali aty pranë duke marrë menun për të përdorur letrën për t’i vënë flakën. Por kjo solli reagimin e një kamerieri i cili ishte gjithashtu shqiptar dhe filloi të konfliktohej me të.
Situatën e zgjidhi ndërhyrja e policisë gjermane, e cila neutralizoi dhe arrestoi tifozin në fjalë, duke e shoqëruar në komisariat për prishje të rendit publik. /Panorama