Egla Ceno u shpall fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP.
Mbrëmjen e kaluar ajo ishte e ftuar në një interviste për emisionin sportiv Top Arena ku u vu përballë disa pyetjeve pikante.
E teksa kohët e fundit në rrjet kanë qarkulluar lajme se Egla po jeton në një lagje me Luiz Ejllin, aktorja tha se para 3 ditësh është takuar rastësisht në këngëtarin në ashensor.
“Po e kisha dëgjuar edhe unë kur u shkëmbeva para 2-3 ditësh në ashensor me një biberon në gojë. Ai është bërë baba. Unë e mora vesh thjeshtë kur e pashë aty. E pashë në ashensor dhe i thashë mirëserdhe në lagje”, tha Egla.