Mbrëmjen e djeshme një 33-vjeçar ishte larguar nga banesa e tij dhe është gjendur sot i mbytur në rezervuarin e fshatit Kagjinas, Kolonjë.
33-vjeçari me iniciale E.B., është gjetur i mbytur dhe pa shenja dhune.
Sipas deklarimeve të familjarëve të 33-vjeçarit rezulton se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.