“Në një të ardhme jo shumë të largët, NATO mund të përballet me diçka që nuk është përballur kurrë më parë, dhe kjo janë dy kundërshtarë të mundshëm me energji bërthamore – Kina dhe Rusia. Sigurisht, kjo ka pasoja”, theksoi shefi i NATO-s.
Paralajmërimet e kreut të NATO-s, Stoltenberg vijnë pasi G7 kritikoi ashpër Kinën dhe Rusinë në një deklaratë të Përbashkët duke i bërë thirrje Pekinit të ndalojë furnizimin me teknologji të armëve për Moskën dhe kundërshtoi “militarizimin” e Pekinit në Paqësor, teatri i ri i luftës në dekadën e ardhshme.
Stoltenberg shqetësohet pasi vendet të cilat posedojnë armë bërthamore nuk janë transparente dhe nuk dihet se si po i modernizojnë ato. Franca sipas tij, nuk e ka vënë akoma në dispozicion arsenalin e saj atomik.
“Numri i armëve bërthamore operacionale është tepër sekret, por vlerësimet sugjerojnë se Mbretëria e Bashkuar ka rreth 40 nga 225 të dislokuara në çdo kohë. SHBA ka rreth 1mijë e 700 nga 3mijë e 700 të dislokuara. Franca, fuqia e tretë bërthamore e NATO-s, nuk e vë në dispozicion arsenalin e saj atomik për aleancën për shkak të një vendimi të mbajtur prej kohësh për të ruajtur pavarësinë mbi parandalimin e saj”, tha Stoltenberg.