Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i ka komentuar deklaratat e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, ndërsa i ka cilësuar spekulime, lajmet se do të hiqen masat e vendosura për Kosovën.
Kurti u pyet nga gazetarët nëse beson se BE-ja do t’ia heq Kosovën masat ndërsa ai tha se nuk dëshiron të spekulojë për spekulimet. “Nuk mendoj se duhet të spekuloj për spekulimet”, tha Kurti.
Zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë thënë në fillim të kësaj jave se heqja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës është çështje institucionale e vendeve anëtare dhe jo e dikujt nga jashtë që të përpiqet të spekulojë për përmbajtjen dhe afatet kohore.