Tifozat kuqezi bëhen gati për ndeshjen e dytë përballë Kroacisë në Hamburg.
Në Hamburg pritet që të jenë gati 30 mijë kuqezinj të pranishëm për të mbështetur djemtë e teknikut Silvinjo në Volksparkstadion që ka një kapacitet prej 49 mijë ulësesh.
Përveç tifozëve që do të shkojnë individualisht, do të ketë edhe një marshim në grup drejt stadiumit, i organizuar dhe drejtuar nga tifogrupi më i madh pranë kombëtares, Tifozat Kuqezi.