Sekretari i “Omonias” Marin Suli deklaroi se djali i Fredi Belerit do të kandidojë për kryetar bashkie në Himarë. “Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesorë mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore.
Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prapë zoti Rama, do lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris”, tha Suli tek Top News.
Edhe pse është në pritje të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit, avokatët mbrojtës të Fredi Belerit krybashkiakut të zgjedhur të Himarës vijojnë betejën në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs të vendimit të prokurorisë së Vlorës që regjistroj procedimin ndaj tij.